Emri/ I dënuar në Zvicër për mashtrim dhe grabitje, arrestohet në Korçë 43-vjeçari nga Struga

Emri/ I dënuar në Zvicër për mashtrim dhe grabitje, arrestohet në Korçë 43-vjeçari nga Struga

13:59, 06/10/2021
A+ Aa A-

Një 43-vjeçar u arrestua nga Policia e Korçës këtë të mërkurë. Sipas policisë, Hajrolind Lena ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe grabitje.

Kjo pasi gjykata Supreme e Kantonit të Bernit në Zvicër e ka dënuar në 2015-ën me 2 vite dhe 3 muaj burg.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 1 shtetas, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar Herjolind Lena, 43 vjeç, banues në Strugë, Maqedonia e Veriut.

Gjykata Supreme e Kantonit të Bernit, Zvicër, me vendimin e datës 07.07.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet e 3 muaj burg për veprat penale “Grabitje” dhe “Mashtrim”, mbetur në tentativë, parashikuar në Kodin Penal zviceran.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco