EMRI/ I arrestuar për drogë, kush është shqiptari që iu bë atentat në Itali

EMRI/ I arrestuar për drogë, kush është shqiptari që iu bë atentat në Itali

13:14, 06/10/2021
A+ Aa A-

Mediat italiane kanë zbardhur identitetin e shqiptarit që mbeti i plagosur një ditë më parë në Torino të Italisë, pasi u qëllua me armë nga një person i paidentifikuar.

Ai është 48-vjeçari Rexhep Uba. Shqiptari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve pasi është prekur nga dy plumba pistolete në gjoks dhe në bark.

Shtypi italian raporton se Rexhep Uba është person i njohur për autoritetet në Itali. Vite më parë ai ka qenë nën hetim së bashku me disa persona të tjerë si të përfshirë në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Torinos.

Ai dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan gjatë një aksioni anti-drogë në atë kohë dhe u sekuestruan tonelata lëndë narkotike që po transportoheshin me kamion.

Për t’u rikthyer në ngjarjen e djeshme kur 48-vjeçari u qëllua me armë, raportohet se vëllai i Rexhep Ubës ndoqi në këmbë me vrap autorin e dyshuar. Ai ka qenë brenda makinës tip Fiat Panda të parkuar në anë të rrugës duke pritur vëllain. Kur pa se 48-vjeçari u qëllua me armë, vëllai i Rexhep Ubës doli nga mjeti dhe ndoqi me vrap autorin, por nuk mundi ta kapte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco