Hajdutët morën 6 lopë dhe një qingj, pronari në Levan: Lajmëruam policinë por nuk erdhi

Hajdutët morën 6 lopë dhe një qingj, pronari në Levan: Lajmëruam policinë por nuk erdhi

13:09, 06/10/2021
A+ Aa A-

Në njësinë administrative të Levanit në Fier është grabitur një stallë me lopë e cila është në pronësi të Arjan Harizaj dhe Eranda bashkeshorte e prindër të 3 femijëve ninorenë.

Mësohet se ata e kanë ngritur biznesin e tyre prej 12 vitesh stallë me lopë, por mbremjen e djeshme kanë rëne pre e grabitësve të cilët janë shpallur në kërkim.

Cifti i bashkëshortëve kanë deklaruar se asnjëherë më parë nuk u kishte ndodhur diçka e tillë dhe duke qenë se shtëpia e tyre është larg stallës ka bërë që gjatë orëve të mbrëmjes ajo të grabitej.

Ata rrëfejnë se kur u kthyen në stallë nga Levani gjetën portat hapur dhe stallën bosh, duke lajmëruar kështu Policinë e Fierit e cila edhe pse kaluan shumë orë nuk ka mbërritur në vendngjarje.

Grabitësit kanë prerë zinxhirët e portave duke marrë 6 lopë dhe 1 qingj. Pronari dyshon se ata janë larguar nga rruga e Pojanit dhe kërkon gjetjen e fajtorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco