Do trafikonin egjiptianët me gomone, jepet vendimi për të arrestuarit në Vlorë

Do trafikonin egjiptianët me gomone, jepet vendimi për të arrestuarit në Vlorë

13:00, 06/10/2021
A+ Aa A-

Përfundon seanca gjyqësore për 5 të arrestuarit ditën e diel për ndihmës në kalimin e paligjshëm të kufirit të 15 shtetasve egjiptiane. Mësohet se në masën e sigurisë arrest me burg janë lënë Klodian Gjikondaj si dhe Mohamed Sherifi, ky i fundit dyshohet se ishte personi që mblidhte shtetasit egjiptian.

Ndërkohë Gjykata e Vlorës ka vendosur që të lërë në arrest shtëpie, Fatjon Belaj, Rober Hysa dhe Arjol Lleshin.

Policia e Vlorës kapi15 shtetas të huaj, të cilët po tentonin që të largoheshin përmes  zonës së Karaburunit në gjirin e Bristanit.

Klandestinët të cilët dyshohet që të jenë shtetas egjiptianë, janë ndaluar mëngjesin e të shtunës në tentativë për tu larguar nga Vlora me gomone në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.

Ndërkaq ato janë dërguar në komisariatin e policisë ku pritet që të merren dhe në pyetje nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco