Aksident në Milot-Mamurras/ Shoferja përplaset me barrierën e rrugës, dërgohet te ‘Trauma’

Aksident në Milot-Mamurras/ Shoferja përplaset me barrierën e rrugës, dërgohet te ‘Trauma’

21:19, 01/10/2021
A+ Aa A-

Tjetër aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në aksin Milot-Mamurras, ku një shofere është përplasur me barrierat ndatëse.

Në njoftimin e policisë, thuhet se 27-vjeçare me inicialet K.P., ka humbur kontrollin e makinës “Volkswagen” duke dalë nga rruga dhe përplasur me barrierën anësore.

Menjëherë drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:20, në aksin rrugor Milot-Mamurras, automjeti tip “Volkswagen ” me drejtuese shtetasen K.P., 27 vjeçe, banuese në Milot, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me barrierën anësore.

Drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco