EMRI/ Shqiptari akuzohet për vrasjen e mësueses angleze, prokuroria: Ekzekutimi i paramenduar!

EMRI/ Shqiptari akuzohet për vrasjen e mësueses angleze, prokuroria: Ekzekutimi i paramenduar!

16:18, 01/10/2021
A+ Aa A-

Një emigrant shqiptar i akuzuar për vrasjen e mësueses angleze Sabina Nessa 28 vjeçe ka dalë përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda, në Old Bailey në Londër, nga ku është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.

Koçi Selamaj, 36 vjeç ish-shpërndarës picash, përmes video link nga burgu ku mbahet në këtë seancë vetëm sa deklaruar emrin dhe datën e lindjes.

Në seancën e mëparshme gjyqësore një ditë pasi iu ngritën akuzat, avokati mbrojtës tha se klienti i tij nuk e pranon akuzën e vrasjes.

Prokurorja Alison Morgan QC i  tha gjykatës se Sabina Nessa është goditur me një objekt rreth 60.96 cm dhe se sulmi ishte i paramenduar. Mirëpo, arsyet e vrasjes nuk kanë dalë ende në dritë.

 “Kemi të bëjmë me një sulm ku është përdorur dhunë në një nivel të lartë me paramendim” tha prokurorja Morgan. Prokuroria angleze thotë se nga hetimet rezulton se Sabina mbrëmjen e  17 shtatorit,  u sulmua tek sa po ecte përmes një parku në drejtim të një lokali ku do të takohej me një shoqe.

Trupi i saj u gjet 24 orë më pas afër një qendre komunitare.

Gjykatësi Judge Mark Lucraft QC vendosi për Selamajn të qëndroj në burg deri në seancën e radhës më 16 Dhjetor kur atij do ti duhet të shprehet për akuzën e ngritur e më pas të caktohet një datë për gjykimin.

Selamaj ishte nga Elbasani dhe kishte 5 vjet që ishte martuar me një rumune. Ai dhe familja e tij kishin emigruar fillimisht në Greqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco