VIDEO nga SYRI TV/ Burg për dy shoqëruesit e Aldi Ramës, avokati: Policët ishin pa shenja dalluese

VIDEO nga SYRI TV/ Burg për dy shoqëruesit e Aldi Ramës, avokati: Policët ishin pa shenja dalluese

15:13, 01/10/2021
A+ Aa A-

Avokati Gjon Huli pas seancës në Gjykatën e Lezhës ka deklaruar se Armando Marku dhe Kristian Sherri nuk kanë pasur lidhje me autorin.  

Avokati sqaron se nëse Marku dhe Sherri do të ishin me Aldi Ramën, do të kishin ikur bashkë me të dhe nuk do të qëndronin me policët.

Huli deklaroi para mediave:

Për të dyshuarit që ju dha masa arrest me burg, gjyqin ja keni bërë ju gazetarët dhe mediat e shkruara dhe vizive. Që katër ditë të gjitha mediat në Shqipëri janë marrë me këtë çështje, pa drejtësisht me këta të dy. E vërteta qëndron se policia ka pjesën e vetë, për shkak të cilën ka humbur dhe jetën një oficer i nderuar i Policisë së shtetit.

Momenti që ka ndodhur ngjarja Policët kanë qënë pa kurrëfarë shenje dalluese se janë policë të shtetit. Mediat, gjykata dhe prokuroria mundohen me mbrojtë veprimet e plaigjshme të Policisë së shtetit. Pretendimet e organit të akuzës janë se dy të mbrojturit prej nesh kanë kryer veprën penale të mos kallzimit të krimit. Ngjarja është e hapur, ka ndodhur në mes të Policisë prezent me Policinë.

Nuk kanë pasur lidhje fare me vrasësin tashmë të ndjerë, këta që ne mbrojtëm sot. Po të kishin lidhje do të kishin ikur me atë që vrau Policin, por kanë ndenjur me dy policët. Se policët kur ju kanë mbaruar fishekët janë trembur ata më shumë se këta. Armando Marku dhe Kristian Sherri mund të kishin ikur prej policisë se ishin djemtë më të fuqishëm se dy policët. Policët nuk kishin më fishekë por kanë ndihmuar Policinë për të vënë në ambulancë të plagosurin.

Do të ankimoni vendimin?

Patjetër dhe jemi të bindur se do të vendoset drejtësia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco