VIDEO/ Ballsh, rikthehen protestat e naftëtarëve: Kompani private po e plaçkitin uzinën

VIDEO/ Ballsh, rikthehen protestat e naftëtarëve: Kompani private po e plaçkitin uzinën

14:44, 01/10/2021
A+ Aa A-

850 punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh pritet të mbeten përsëri në mes të katër rrugëve, pasi tetori do të jetë muaji i fundit që do të përfitojnë pagë nga shteti. Naftëtarët protestuan këtë të premte para rafinerisë, ku denoncuan gjithashtu dhe grabitjen që po i  bëhet uzinës nga kompani private.

Nga SYRI TV.

Mbi 850 punonjës së rafinerisë së naftës në Ballsh pritet të mbeten përsëri pa paga. Tetori do të jetë muaji i fundit ku naftëtarët do të përfitojnë pagë nga shteti, ndërkohë që më pas kontrata mes sindikatës dhe qeverisë përfundon.

Shqetësimi u ngrit këtë të premte nga kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj i cili paralajmëroi rikthimin e situatës kaotike për qindra familje. Dautaj u shpreh se tetori është muaji i fundit ku naftëtarët do të përfitojnë pagën nga shteti, ndërsa më pas nuk dihet se çfarë do të ndodh me fatin e tyre.

Naftëtarët paralajmëruan rikthimin te protestat në rast se nuk do të ketë zgjidhje për situatën me rafinerinë dhe vënien e  saj në punë.

Ndërkohë, naftëtarët bllokuan hyrjen në uzinë këtë të premte, pasi sipas tyre kompani private, që kanë pasur marrëdhënie kontraktuale me uzinën por që nuk janë paguar nga kjo e fundit, po plaçkisin material të ndryshme, të cilat më pas i shesin kundrejt vlerave monetare.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj u shpreh për mediat se Uzina ndodhet nën sekuestro preventive, ndaj sipas tij, nuk do të lejohet që këto kompani të marrin materiale nga uzina, duke e cilësuar këtë rafineri si aset të naftëtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco