Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Theu masën e sigurisë/ Gjykata lë në burg xhaxhain e Aldi Ramës

Theu masën e sigurisë/ Gjykata lë në burg xhaxhain e Aldi Ramës

13:31, 01/10/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë arrest ne burg për Baki Ramën, xhaxhain e Aldi Ramës, i cili tre ditë më parë vrau policin Saimir Hoxha, por më pas edhe veten.

Baki Rama ishte në arrest shtëpie, por e kishte shkelur atë ditën kur ndodhi vrasja.

Para trupës gjykuese, Baki Rama ka deklaruar se masën e sigurisë e kishte thyer pasi kishte shkuar për t’u interesuar për nipin, Aldi Rama, i cili pasi vrau policin, plagosi veten dhe më pas ndërroi jetë.

Baki Rama ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2020 për tregti të lëndëve piroteknike, por gjykata e kishte liruar me masë sigurie “arrest në shtëpi.

Nipi i tij, 21-vjeçari Aldi Rama vrau tre ditë më parë efektivin e policisë, Saimir Hoxha gjatë një operacioni antidrogë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco