Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Erdogan, mik apo sulltan

Fqinja e nënës së Pirro Dhimës: Jetonte vetëm, kishte 3 ditë e vdekur

Fqinja e nënës së Pirro Dhimës: Jetonte vetëm, kishte 3 ditë e vdekur

13:21, 01/10/2021
A+ Aa A-

Fqinja e nënës së Pirro Dhimës, e cila u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm pranë banesës së saj në Himarë ka folur për mediat. Ajo shprehet e se 75-vjeçarja Lefteri Dhima kishte ndërruar jetë tre ditë më parë dhe është gjetur nga fqinjët sot.

“Kishte tre ditë. E kanë gjetur gjitonët. Sot e mësova, kishte tre ditë. Ajo jetonte vetëm, vetëm”, shprehet e moshuara.

Nëna e peshëngritësit Pirro Dhima, kampion bote me Greqinë u gjet e vdekur në banesën e saj në Himarë, pranë kazanëve të rakisë, ndërsa trupi i saj kishte nisur te dekompozohej.

E moshuara jetonte vetëm, ndërsa besohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale, si pasojë e arrestit kardiak. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vitin 2017 ajo kishte humbur edhe bashkëshortin, Viktorin. Lefteria kishte një marrëdhënie të trazuar me të birin.

Ndërkohë kjo foto e mëposhtme tregon momentin kur ajo përqafon të birin, i cili kthehej nga Lojërat Olimpike ku kishte fituar medaljen e artë në vitin 1992.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco