Covid i merr jetën 24-vjeçares, u dërgua në Turqi pasi lindi fëmijën

Covid i merr jetën 24-vjeçares, u dërgua në Turqi pasi lindi fëmijën

12:35, 01/10/2021
A+ Aa A-

24-vjeçarja Xheni Kaba, e cila u dërgua në Turqi për trajtim të specializuar ndaj Covid menjëherë pasi lindi fëmijën, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

E reja ishte shtatzënë dhe për shkak të gjendjes së saj, mjekët vendosën të bënin një lindje të parakohshme.

Kjo ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e saj duke bërë që të nisej me urgjencë për trajtim në Turqi pasi ishte  e prekur nga Covid.

Fatkeqësisht mësohet se e reja ka mbyllur sytë përgjithmonë, lajm që bëhet i ditur dhe nga familjarët e saj.

Motra e 24-vjeçares prek me fjalën e saj për ndarjen nga jeta të parakohshme të Xhenit, ku i premton se vajzës së saj nuk do i mungojë asgjë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco