Arrestohen adoleshentët në pyjet e Lurës duke tharë kanabisin, RENEA në aksion

Arrestohen adoleshentët në pyjet e Lurës duke tharë kanabisin, RENEA në aksion

12:06, 01/10/2021
A+ Aa A-

Dy djem adoleshentë, njeri 16 dhe tjetri 18 vjeç nga fshati Grykë Nokë i Dibrës janë arrestuar në një zonë malore të Lurës ndërsa ishin duke tharë kanabisin që kishin kultivuar vetë.

Policia e Dibrës, forcat speciale RENEA dhe Forca e Posaçme Operacionale janë hedhur në aksion për shkatërrimin e parcelave me kanabis, mbjellë në shpate malesh e zona të thella pyjore.   

Në nisje të aksionit, pas kontrolleve të para, u arrestua në një lokal në fshatin Urakë të Matit D.N, 32 vjeç nga fshati Bruç, që u gjet me pistoletë dhe 6 fishekë në brez.

Më pas, forcat policore u ngjitën në zonat ku kishin informacion se kultivohej bimë narkotike.

Gjatë kontrollit në një zonë të thyer malore të Lurës arrestuan në flagrancë vëllezërit A. K., 16 vjeç dhe F. K, 27 vjeç si dhe F. K, 18 vjeç, banues në fshatin Grykë Nokë të Dibrës.

Dy adoleshentët dhe djali më i rritur dyshohen se janë autorët e kultivimit të bimëve narkotike në këtë zonë.  

Gjatë operacionit, Policiasekuestroi një sasi kanabisi si provë dhe dogji  pjesën tjetër të bimëve që ata kishin vënë për tharje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco