Berat/ Arrestohet administratori i një firme dezinfektimi, pajiste subjektet me certifikata falso

Berat/ Arrestohet administratori i një firme dezinfektimi, pajiste subjektet me certifikata falso

12:00, 01/10/2021
A+ Aa A-

Policia e Beratit ka vënë në pranga administratorin e një firme dezinfektimi, i cili ka pajisur subjekte të ndryshme tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, kundrejt përfitimeve monetare. 

Në njoftimin për media bëhet e ditur se i arrestuari në kuadër të operacionit të koduar “Certifikata” është një 58-vjeçar.

“Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe përfitimit monetar nga kjo veprimtari, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Berat, pas një hetimi tremujor, finalizoi operacionin “Certifikata”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit:

E.D. 58 vjeç, banues në Berat.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. D., me detyrë administrator i një subjekti që kryen dezinfektime, ka pajisur subjekte të ndryshme tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, kundrejt përfitimeve monetare”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsion pasiv në sektorin privat”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco