Vrasja e efektivit në Lezhë, dalin sot para Gjykatës 2 shokët e Aldi Ramës

Vrasja e efektivit në Lezhë, dalin sot para Gjykatës 2 shokët e Aldi Ramës

11:59, 01/10/2021
A+ Aa A-

Armando Marku dhe Kristian Sherri, 2 personat që ndodheshin në makinë me Aldi Ramën në momentin e vrasjes së nën nënkomisarit Saimir Hoxha do të dalin sot (1 tetor) para Gjykatës së Lezhës.

Sipas burimeve organi i akuzës ka kërkuar arrest me burg me akuzën e "moskallëzimit të krimit" dhe "përkrahje e autorit të krimit. "

Dosja hetimore ka mbërritur pasditen e djeshme në Gjykatën e Lezhës. Hetimet në lidhje me rastin vijojë dhe ka dyshime që Aldi Rama ka vepruar nën efektin e lëndëve narkotike, por kjo nuk është vërtetuar ende.

Mëngjesin e 28 shtatorit efektivi Saimir Hoxha i nisur në një operacion antikanabis në Lezhë mbeti i vrarë me plumb në zemër pasi u qëllua nga 21-vjeçari Aldi Rama.

21-vjeçari arriti të arratisej dhe pas 6 orë kërkimesh nga ana e policisë Rama u gjet i vetëplagosur me plumb në kokë. Ai ndërroi jetë 1 ditë më pas, 29 shator në spitalin e Traumës në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco