EMRI/ Kanabis drejt Maqedonisë, arrestohet edhe 44-vjeçari

EMRI/ Kanabis drejt Maqedonisë, arrestohet edhe 44-vjeçari

11:58, 01/10/2021
A+ Aa A-

Ka shkuar në 5 numri i personave të arrestuar për trafik droge në kuadër të operacionit të koduar “Hudënishti”. Sipas policisë së Pogradecit, ky operacion është zhvilluar në dy faza dhe në total janë sekuestruar 61 kg kanabis.

Në pranga ka rënë shtetasi i shpallur në kërkim Sterio Oshafi, 44 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec, ndërsa gjatë dy fazave të këtij operacioni janë sekuestruar gjithsej 61 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis

Njoftimi i policise

Shkon në 5 numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni, vihet në pranga njëri prej shtetasve të shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Gjatë dy fazave të këtij operacioni, u sekuestruan gjithsej 61 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Hudënishti”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, të finalizuar në dy faza më datë 07.08.2021 dhe 14.09.2021, si rezultat i të cilit u ndaluan 4 shtetas, u shpallën në kërkim 4 të tjerë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale në total 61 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila kishte destinacion trafikimin drejt Maqedonisë së Veriut, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim S. O., 44 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 13.08.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 44-vjeçarit, për veprat penale të lartpërmendura, i cili nga verifikimet e kryera rezulton të ketë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt vendit tonë.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco