VIDEO/ Dori i paraprin gazit lotsjellës në protesta, pyet avokatin dhe N/kolonelin: Nëse dëmtohem, a ka drejtësi?!

VIDEO/ Dori i paraprin gazit lotsjellës në protesta, pyet avokatin dhe N/kolonelin: Nëse dëmtohem, a ka drejtësi?!

11:28, 01/10/2021
A+ Aa A-

Vendimi  i qeverisë që lejon tashmë përdorimin e lëndëve kimike nga Garda e Republikës kundër atyre që dhunojnë institucionet, ka ngjallur reagime të shumta, sidomos pas skenave të rënda të dy viteve të fundit kur gazi lotsjellës u përdor kundër protestuesve dhe deri krerëve të opozitës.

Gazetarja Dori Daka, drejtuesja e emisionit “Kafe Shqeto” në SYRI TV, ka kërkuar përgjigje për më të keqen që mund t’i ndodhë një protestuesi nga ky vendim i marrë së fundmi nga Këshilli i Ministrave dhe përgjegjësitë që rrjedhin.

Cilët do të mbajnë përgjegjësi për pasojat e rënda në shëndetin e dikujt, institucionet apo viktima? Për këtë qëllim, Daka ftoi në studio avokatin Edmond Petraj dhe Nënkolonel Fation Softa, ekspert sigurie.

Çfarë mendon avokati?

Petraj: Ky është një moment që nuk ka arsye pse ta bëjnë. Si qytetar mendimi im. Ka të drejtë çdokush të protestojë dhe në momentet kur kalohet në dhunë protesta, ka masa të tjera parandaluese që mund ta bëjnë. Por ky vendim, aq më tepër që ia ka dhënë pjesën Gardës së Republikës, nuk i ka dhënë një autorizim special Policisë së Shtetit...

Ka një perimetër largësie për godinat shtetërore qeveritare që ruhen nga Garda por gjithsesi kjo ndarje u jep të drejtë atyre për përdorim se Garda është më afër pushtetit.

Mendoj se ky vendim është gabim sepse në fund të fundit kjo formë kujt i përket?! Këta që arrijnë në masa ekstreme tregon se nuk arrijnë dot të mbajnë nën kontroll një shoqëri që sa vjen e po irritohet përsa i përket padurimësisë... Këtë përgjegjësi mendoj duhet ta mbajë institucioni që e përdor.

Daka: Pra, nëse unë dëmtohem dhe vij tek ju, e dëmtuar shumë rëndë, ju më merrni përsipër dhe të vendoset drejtësi?

Avokati: Në raste të tilla po! Sepse ka dhe një moment, pozicioni që ti je, ku gjendesh...Cila është pjesa e grupit që je. Ka elementë teknikë që e caktojnë këtë fakt.

Por, në këndvështrimin ushtarak, ja si e sheh nënkolonel Fatjon Softa, pajisjen e Gardës me lëndë kimike.

Softa: “Unë do ta analizojë në një kompleks. Vendimi i fundit i qeverisë ishte i lidhur me llojin e armatimit që Garda e Republikës duhet të pajiset dhe ajo që ngjall vëmendje, krijon shqetësim është përdorimi i lëndëve kimike në rastet e turmave. Pra këtu nis sensibilizimi...

Pse përdorimi i armëve dhe pse pikërisht Gardës?! Sepse Garda merr përsipër të ruajë institucionet e rëndësisë së vecantë. Pse pikërisht përdorimi i gazit?!

Gazi është një gjë që duhet parë, nuk është se mund ta përjashtosh, e përdorin dhe në vende të tjera, janë të normuara dhe jo çdo lloj lënde mund të përdoret, por kjo deri më sot ka qenë në dorë të Policisë, të forcave që deri më sot nuk e kanë atë lloj përgatitje profesionale për përdorim dhe ai përdorimi I tyre në mënyrë masive vend e pa vend ishte rasti që krijoi shqetësime.

Domethënë, nëse bëhet fjalë për një objekt që ka rëndësi të veçantë dhe mund të përdoret në afërsi të objektit për të bërë shmangien, dalja pastaj në sheshe, përdorimi i tyre në mënyrë masive... Është keqpërdorur Policia e Shtetit në përdorimin e këtyre lëndëve, siç ka qenë rasti për t’i nxjerrë nga banesat në Astir, deri atje. Ka qenë shumë e rëndë dhe këto janë abuzime, shkelje që duhet të gjykohen për tejkalim ë kompetencave dhe përdorim të lëndëve kimike më dëm të popullsisë dhe banorëve të qytetit.”/ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë në videon më sipër.

Vendimi i qeverisë, publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco