EMRI/ Shqiptarja humb jetën në aksident, i kishte vdekur edhe babai

EMRI/ Shqiptarja humb jetën në aksident, i kishte vdekur edhe babai

11:24, 01/10/2021
A+ Aa A-

Një grua 51-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me biçikletë në Itali.

Ajo jetonte së bashku me burrin dhe djalin e saj në Porto Potenza prej 20 vitesh dhe kishin ndërtuar jetën aty.

Gruaja e quajtur Albana Bega ishte një përdoruese e rregullt e biçikletës dhe aksidenti ndodhi vetëm disa qindra metra larg shtëpisë së saj. Ajo nuk arriti t’i mbijetonte dot plagëve të marra, pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital nga një ambulancë.

Albana la pas burrin e saj Luanin dhe të birin, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha, sipas medias italiane Cronachemaceratesi.it.

Në familjen e saj ndodhën dy tragjedi njëra pas tjetrës, ku para 10 ditësh Albana kishte humbur dhe babain e saj. Tani ajo ka lënë pas nënën dhe dy vëllezërit. Funerali i saj ende nuk është caktuar, prokuroria ende nuk e ka lëshuar autorizimin sepse mund t’i bëjnë autopsi. /tvklan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco