EMRI/ Kapet 44-vjeçari me dënuar me 1 vit burg, vodhi pajisje punë dhe elektroshtëpiake

EMRI/ Kapet 44-vjeçari me dënuar me 1 vit burg, vodhi pajisje punë dhe elektroshtëpiake

10:55, 01/10/2021
A+ Aa A-

Një 44-vjeçar i dënuar me 1 vit burg, por që ishte ende në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Ai akuzohet se ka vjedhur në shtëpinë e një personi tjetër pajisje të ndryshme pune dhe elektroshtëpiake.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin:

Artur Cani, 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas, më datë 23.06.2020, ka vjedhur në banesën e shtetasit I. K., pajisje të ndryshme pune dhe elektroshtëpiake, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në banesën e 44-vjeçarit”, njofton policia.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco