Subjekti i parë i OFL/ 'Pendohet' SPAK, lirohen pronat e Altin Hajrit

Subjekti i parë i OFL/ 'Pendohet' SPAK, lirohen pronat e Altin Hajrit

10:47, 01/10/2021
A+ Aa A-

Apeli i GJKKO ka pushuar çështjen për sekuestrimin e kompleksit “Golden” të Altin Hajrit në Shijak. Kompleksi nuk do të sekuestrohet pasi edhe SPAK ka hequr dorë nga ankimimi. Më herët edhe GJKKO kishte hequr dorë nga sekuestrimi i urdhëruar nga OFL pasi  e kishte argumentuar të paligjshëm. 

Kujtojmë se sekuestrimi i këtij objekti ishte çështja e parë e Operacionit Forca e Ligjit. Kështu Altin Hajri, i cili ishte subjekti i parë i OFL (Operacioni Forca e Ligjit) duket se do të gëzojë pasurinë e tij, e cila i ishte sekuestruar duke filluar që nga data 3 shkurt e vitit 2020.

“Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm, përkundrejt vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka rrëzuar kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit të aktit normativ Altin Hajri, sot më datë 01.10.2021, kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi:

– Pushimin e shqyrtimit të çështjes nr. 124 akti, datë 26.04.2021, regjistruar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm ndaj vendimit nr. 9/80, datë 12.03.2021 të gjykatës së Posaçme të shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak të heqjes dorë nga ankimi”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco