Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Homazhe të tensionuara/ Trupin e Aldi Ramës e tërhoqi tezja e tij

Homazhe të tensionuara/ Trupin e Aldi Ramës e tërhoqi tezja e tij

09:36, 01/10/2021
A+ Aa A-

Trupi i pajetë i 21-vjeçarit, Aldi Rama, u përcoll mesditën e djeshme për në banesën e fundit. I riu, i cili humbi jetën pasi qëlloi veten me një plumb në kokë rreth pesë orë pasi ekzekutoi një efektiv Policie në zonën e Vainit në Lezhës. Trupi i pajetë u tërhoq nga morgu i Spitalit të Traumës në Tiranë, ku 21-vjeçari ndërroi jetë rreth orës 06:00 të mëngjesit të së mërkurës, pas orësh të tëra në agoni. Homazhet për të riun u mbajtën në shtëpinë e nënës së tij në Durrës, në lagjen 13 të qytetit bregdetar.

Edhe pse jetonte prej vitesh nën kujdesin e gjyshit dhe xhaxhait në Lezhë, Aldi Rama do të prehet në varrezat e Xhafzotaj në Durrës.

Ishte tezja 21-vjeçarit ajo që kreu procedurat e tërheqës së trupit nga morgu në Tiranë, nëpërmjet agjencisë funerale. Ndarja para kohe nga jeta e Aldit ka bërë që në familjen e tij ku edhe u mbajtën homazhet të ishte e tensionuar, ndërsa të afërm dhe familjarë vendosën të mos jepnin asnjë deklarim për mediat, qoftë edhe për t’i përcjellë ngushëllime familjes së oficerit të Policisë Saimir Hoxhës.

Pranë familjes së nënës së tij, ku edhe u mbajtën homazhe, patrullon vazhdimisht një patrullë Policie. Kortezhit të gjatë të varrimit të 21-vjeçarit, iu bashkua edhe babai i tij. Rufan Rama jetonte prej vitesh në Greqi dhe me të birin kishte pasur pak kontakte. Siç ka deklaruar ai, me djalin kishte më shumë se tre vite që nuk ishte takuar. Ai mbërriti dje nga Greqia për t’i dhënë lamtumirën të birit, që i mori jetën një oficeri Policie, duke lënë jetimë dy fëmijë të vegjël.

Rufan Rama tha më herët se prindërit e tij ku po rritej i biri, ishin në gjendje të vështirë ekonomike dhe se nuk kishin as televizor në banesë, duke mos marrë vesh asgjë rreth asaj që kishte ndodhur.

Aldi Rama kishte më shumë se tetë vite që jetonte me gjyshërit e tij të moshuar në Lezhë, të cilët mbijetonin vetëm me pensionin e tyre. Prindërit e 21-vjeçarit ishin divorcuar në vitin 2012. Më herët, teksa jetonte me babain dhe të ëmën në Greqi, Aldi Rama pa krimin e tmerrshëm brenda familjes në moshën 9- vjeçare. Në atë kohë, babai qëlloi me thikë të ëmën, si dhe i dëmtoi krahun me motosharrë. Ngjarja ka ndodhur në muajin prill të atij viti, ku familje Rama nga Librazhdi kishte emigruar në drejtim të Greqisë.

Përveç tij, i pranishëm në ngjarjen makabre ka qenë edhe vëllai i tij dy vite më i madh. Pas këtij akti të rëndë, Rufan Rama merr dy djemtë e tij dhe largohet për t’u ndarë zyrtarisht me bashkëshorten tri vite më vonë. Aldi Rama kaloi pjesën e rinisë së tij në zonën e Lezhës, mes vështirësive të shumta ekonomike dhe mungesës së prindërve.

Shpejt përfundoi duke konsumuar dhe shitur lëndë narkotike, për të cilën edhe përfundoi në burg. Në maj të këtij viti, ai ishte vendosur nën “Arrest shtëpie” pasi u arrestua me doza kanabis gati për t’u shitur, shkruan Panorama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco