Arrestimi i 2 zyrtarëve në Peqin/ SHKB-ja e burgjeve: 'Shpërdorim i Detyrës' i kryer në bashkëpunim...

Arrestimi i 2 zyrtarëve në Peqin/ SHKB-ja e burgjeve: 'Shpërdorim i Detyrës' i kryer në bashkëpunim...

22:00, 30/09/2021
A+ Aa A-

Zyrtarët e burgut të Peqinit, Gani Shehu dhe Lulzim Kadiu janë vendosur në pranga pasi kanë falsifikuar kartelën e punës në burg për të burgosurin me iniciale L.H.

Nga detajet e zbardhura për mediat, mësohet se Gani Shehu ishte shefi juridik ndërsa Lulzim Kadiu kartelist.

Të dy zyrtarët akuzohen se kanë falsifikuar një sërë dokumentesh të punës së disa të burgosurve.

Njoftimi i plotë:

Sot në datë 30.09.2021, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm në Burgje në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka bërë ndalimin e shtetasve;

1-Gani Ali Shehu, i datëlindjes 04.04.1987, banues në Tiranë, ish Përgjegjës i Sektorit Ligjor në IEVP Peqin.

2- Lulzim Fadil Kaziu, i datëlindjes 19.08.1957, lindur e banues në Peqin me detyrë kartelist në sektorin ligjor në IEVP Peqin.

Ndaj këtyre shtetasve Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan bazuar në materialin referues të Drejtorisë së  Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm në Burgje, ka rregjistruar Procedimin Penal Nr.1642 të vitit 2021 për veprën penale  “Shpërdorim i Detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 i Kodit Penal.

Shtetasit e ndaluar, në bashkëpunim me njëri tjetrin me veprime aktive konkrete kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodi Penal, duke sjellë për pasojë përfitime të paligjshme për të dënuarit L.H, në lidhje me uljen e dënimit dhe duke administruar në dosjen penale të tij, kartela punësimi të fallsifikuara.

Shërbimi i Kontrollit të Brëndshëm në Burgje, mbetet i përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit në sistemin e burgjeve, si dhe goditjen e çdo rasti paligjshmërie.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco