VIDEO e vrasjes/ Të gjithë në tokë, Aldi Rama qëlloi dhe iku me shpejtësi me makinë...

VIDEO e vrasjes/ Të gjithë në tokë, Aldi Rama qëlloi dhe iku me shpejtësi me makinë...

14:45, 29/09/2021
A+ Aa A-

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Lezhë një ditë më parë ka tronditur opinion publik. Ndërkohë Syri Tv ka siguruar videon nga momenti i ekzekutimit të policit Saimri Hoxha në Ishull Lezhë gjatë ditës së djeshme.

Nga pamjet e kapura nga një kamera sigurie pranë vendit të ngjarjes duke momenti kur makina e policisë ndalon dhe efektivët i bëjnë me shenjë makinës tip “Volksëagen” të ndalojë.

Ajo vjen me shpejtësi dhe frenon fort. Pastaj duken policët që flasin me të rinjtë në makinën ku ndodhej Aldi Rama, i cili nuk doli nga makina por qëlloi në drejtim të nënkomisarit Saimir Hoxha.

Më pas ai mori makinën tip “Volksëagen”, ngjyrë blu e errët dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, policët e tjerë qëlluan disa herë në drejtim të makinës së Ramës dhe më pas vijnë në ndihmë të kolegut të tyre që gjendet i shtrirë në tokë pranë makinës së bardhë, me të cilin udhëtonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco