Me arrest shtëpie/ Gazetarja zbërthen vrasjen e efektivit nga 21 vjeçari: Nuk jam për tu kontrolluar

Me arrest shtëpie/ Gazetarja zbërthen vrasjen e efektivit nga 21 vjeçari: Nuk jam për tu kontrolluar

22:00, 28/09/2021
A+ Aa A-

Gazetarja Anila Hoxha tregoi të gjithë skenën e vrasjes së oficerit Saimir hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama, i cili po lufton për jetën në spitalin e Traumës.

E ftuar në emisionin ‘Open’, gazetarja tregoi se autori 21 vjeçar duhet të ishte në arrest shtëpie edhe gjatë ditës së sotme.

Anila Hoxha: Sipas burimeve dje i është përcjell komisariatit të Lezhës info për një parcelë droge aty, dhe prandaj shkuan aty , Saimir dhe dy të tjerë, ishin pa uniformë me jelekun që lexon policia, asgjësuan kanabis, tani në rrugën e kthimit dhe sipas dëshmive të dy oficerëve , mjeti i tyre ndeshet me një tjetër ku ishin 3 persona.

Thuhet se Armando Marku dhe Kristian Sheri , këta nuk njoftuan autoritet që shoku mbante armë pa leje, policia i bën shenje të ndalohet.

Mjeti vërehet 500 m larg polici. Shefi i krimeve Leonard Palushi ndalon drejtuesin Armando Marku, zbret ai, që t’i japë dokumentet, ndërsa pasagjeri i trete nuk zbret, Saimir drejtohet drejt pasagjerit, dhe i kërkon të zbresë sepse do kontrollohet.

Aldi Rama i tha vetëm një fjali të vetme : unë nuk jam për kontroll.

Ai pastaj nxjerr armën dhe e qëllon për vdekje.Tani çfarë thonë shokët, për të kuptuar se çfarë po bënin aty, thonë se s’ishin për një cigare kanabis, dhe nuk e dinim thonë që shoku kishte armë.

Ajo që dihet , është se Aldi ishte arrestuar më parë për shpërndarje droge, që 17 vjeç është kapur me këto gjëra.Duhet të ishte në arrest shtëpiak në fakt , edhe sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco