EMRI+FOTO/ Mësuesja humb jetën në Spitalin e Pogradecit, familjarët akuza mjekëve

EMRI+FOTO/ Mësuesja humb jetën në Spitalin e Pogradecit, familjarët akuza mjekëve

21:43, 28/09/2021
A+ Aa A-

Një grua 46 vjeçare me profesion mësuese ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit.

Ajo është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19 pasi nuk është ndjerë mirë.

Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Burime bëjnë me dije se familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar.

Trupi i 46 vjeçares Anila Bazelli, është transferuar në morgun e qytetit por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Ka qenë prokuroria ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së mësueses.

Mësohet se ajo nuk vuante nga ndonjë sëmundje e rëndë. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet rreth rastit. Mesohet se 46 vjecarja vuante nga azma, sapo ka mbërritur në urgjencë dhe ka filluar ekzaminimi, ajo ka ndërruar jetë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari28/09/2021 21:54

KA HUMBUR JETEN NGA VAKSINA VRASESE PFIZER ME DETYRIM!!! KJO ESHTE GJUHA E HAJDUTEVE: OSE JETEN OSE KULETEN!!! E SHKRETA MESUESE ZGJODHI KULET DHE UA DHA HAJDUTEVE JETEN!!!

Shto koment

Denonco