Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Dyshohet se vrau mësuesen e re, Selamaj iku nga Elbasani për një jetë më të mirë

Dyshohet se vrau mësuesen e re, Selamaj iku nga Elbasani për një jetë më të mirë

20:49, 28/09/2021
A+ Aa A-

Vrasja e mësueses së re, Sabina Nessa në Angli ka shokuar opinionin publik. Mediat raportojnë se për këtë krim të rëndë është arrestuar shqiptari Koci Selamaj, 36 vjeç.

Sipas The Sun, Selamaj u largua nga qyteti i Elbasanit në Shqipëri drejt Britanisë për një jetë më të mirë.

Selamaj punonte si shpërndarës picash. Ai iku nga Shqipëria 20 vite më parë. Sipas banorëve të Elbasanit, ai njihej si një djalë i mirë dhe i qetë.

Në vitin 2000, në moshën 16-vjeçare ai u largua në kërkim të një jete më të mirë, thanë banorët vendas për gazetën britanike.

Fillimisht ai u vendos në Greqi bashkë me prindërit dhe tre fëmijët e tjerë të familjes. Më pas u vendosën në Britani. Babai, Bashkimi punonte në ndërtim, kurse mamaja Tefta njihet si fermere.

Shqiptari u arrestua në apartamentin e tij, ku jetonte me të dashurën, me të cilën thuhet se është ndarë një muaj më parë. Arrestimi erdhi pas verifikimit të disa pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë.

Përpara gjykatës sot, shqiptari vetëm tha emrin e tij dhe asgjë tjetër. Avokati i tij tha se ai nuk është fajtor për vrasjen.

Sabina Nessa, 28 vjeç, u sulmua teksa po shkonte në një pub pranë shtëpisë së saj. Trupi i saj u gjet nga një person që po shëtiste qenin. Ajo ishte pesë minuta larg shtëpisë së saj.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco