Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Një mësues drejtonte makinën ku ishte Aldi Rama, detaje nga krimi tronditës

Një mësues drejtonte makinën ku ishte Aldi Rama, detaje nga krimi tronditës

20:38, 28/09/2021
A+ Aa A-

Lapsi.al mëson të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Lezhë, ku u ekzekutua oficeri i policisë, Saimir Hoxha. Gjithcka nisi paraditen e sotme, kur Hoxha bashkë me kolegët e tij po krehnin një zonë ku dyshohej për kultivim kanabisi. Gjatë patrullimit, pikasën një automjet ku udhëtonin tre persona. I bënë shenjë për të ndaluar.

Makina ndaloi fillimisht dhe shoferi me pasagjerin e ulur në vendin e parë zbritën. Shoferi mësohet se ishte një i ri me profesion mësues. Ndërkohë oficeri Saimir Hoxha iu afrua makinës për të parë pse nuk po dilte personi tjetër që ishte ulur në sediljen e pasme, Aldi Rama. Në këtë moment 21-vjeçari qëllon me armën e tij në drejtim të oficerit.

Sic mëson Lapsi.al, Aldi Rama, ishte aktualisht me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi ishte kapur nga policia kohë më parë për armëmbajtje të armëve të ftohta. Gjykata i kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Kohë më parë ai kishte vuajtur dënimin për përfshirje në trafikun e drogës. Sapo është qëlluar oficeri Saimir Hoxha, Aldi Rama mori makinën dhe nisi të largohej. Dy oficerët e tjerë që ishin aty kanë hapur zjarr ndaj tij disa herë. Shenjat e të shtënave kanë ngelur edhe në automjetin e tij. Por 21-vjecari i shpëtoi plumbave. Pas disa orësh rrethimi, i riu u vetëplagos me armën e tij. Në gjendje të rënë u transportua në spitalin e Traumës në kryeqytet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco