TIA: Avioni që u rrëzua në pistën e Rinasit, pësoi avari në sistemin e rrotave

TIA: Avioni që u rrëzua në pistën e Rinasit, pësoi avari në sistemin e rrotave

18:48, 28/09/2021
A+ Aa A-

Avioni i vogël, që pësoi defekti në momentin e uljes në pistë, nuk i janë hapur rrotat dhe për pasojë ka mbetur në pistë, pa krijuar probleme për pilotin e tre pasagjerët.

Menjëherë u morën masa  dhe avioni u largua nga pista dhe për pak fillojnë fluturimet.

Policia Kufitare e Rinasit, ka kryer veprimet, i ka kryer testin e alkoolit pilotit ku ka rezultuar 0:00 mg/l dhe materialet do i kalojnë Prokurorisë për vlerësim.

Njoftim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se në orën 16.15 të datës 28 Shtator 2021, një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë

Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit, avioni u zhvendos nga pista. Si pasojë, fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta.

 Për momentin gjithçka në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës i është rikthyer normalitetit.

TIA mbetet në dispozicion të çdo pasagjeri dhe falenderon të gjithë udhëtarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco