Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Muxhahedinët, nga Durrësi drejt Suedisë, për të dëshmuar krimet e luftës në burgun Gohardasht

VIDEO/ Muxhahedinët, nga Durrësi drejt Suedisë, për të dëshmuar krimet e luftës në burgun Gohardasht

14:13, 28/09/2021
A+ Aa A-

Të paktën 10 azilantë iranianë që po qëndrojnë në kampin e Manzës në Durrës pritet të dëshmojnë para autoriteteve suedeze për disa nga krimet më të rënda të ndodhur në burgun Gohardasht, gjatë luftës Iran-Irak, e cila u zhvillua gjatë viteve 1980-1988.

Burime nga gjykata e Durrësit konfirmuan për “Syri TV” se është lejuar ekzekutimi i letër-porosisë së gjykatës së Stokholmit për të pyetur rezidentët e kampit “Ashraf 3”, në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet në Suedi ndaj Hamid Noury, (hamid njouri) ish-drejtues i burgut famëkeq të Gohardashtit.

Noury është arrestuar në vitin 2019 në Suedi dhe ndaj tij ka nisur procesi gjyqësor në gusht të këtij viti. Ai akuzohet për “vrasje” dhe “shkelje të të drejtave ndërkombëtare në konflikte të armatosura”. Sipas autoriteteve suedeze, Hamid Noury akuzohet se është përgjegjës drejtëpërdrejtë apo ka urdhëruar vrasjen e shumë të burgosurve të Gohardashtit, të cilët ishin kryesisht persona që kundërshtonin regjimin islamik, si edhe anëtarë të grupeve Muxhahedine.

Në aktet e gjykatës së Stokholmit evidentohet se Hamid Noury dyshohet se ka vrarë një numër të madh personash civilë, duke ju shkaktuar vuajtje të rënda personave të tjerë civilë, të burgosur aty, gjatë periudhës 28 korrik 1988 deri më 31 gusht 1988. Shtetasi Hamid Noury, në ushtrim të detyrës së tij si ndihmës/prokuror apo një funksion tjetër të ngjashëm, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, ka përzgjedhur të burgosurit që do të ekzekutoheshin si dhe ai vetë ka marrë pjesë në kryerjen e ekzekutimeve.

Autoritet suedeze kanë identifikuar të paktën 10 azilantë iranianë në Shqipëri, të cilët mund të japin dëshmi për krimet e supozuara të kryera nga Hamid Noury.

Në listën e personave që gjenden në Shqipëri dhe që pritet të pyeten nga gjykata suedeze ka nga ata që kanë humbur familjarë të tyre në Gohardasht ose që kanë qenë vuajtur personalisht në burgun e kundërshtarëve politik të regjimit iranian të asaj kohe.

Ministria e Drejtësisë në Shqipëri mori një kërkesë për ndihmë juridike në fillim të gushtit 2021 nga homologët e saj në Suedi, në të cilën kërkohej që të siguroheshin kushtet për të pyetur dëshmitarët e gjallë të ngjarjeve në burgun e Gohardashtit. Kjo kërkesë iu përcoll gjykatës së Durrësit nëpërmjet prokurorisë, e cila lejoi pyetjen e personave, si edhe modalitet e marrjes së dëshmive.

Dëshmitarët e gjyqit ndaj Hamid Noury gjenden në kampin “Ashraf 3”, në Manëz të Durrësit, një zonë rezidenciale për ish-luftëtarët dhe opozitarët iranianë, të cilët janë larguar nga vendi i tyre për shkak të frikës nga persekutimi dhe cënimi i jetës. Disa mijëra iranianë janë vendosur në vendin tonë, në bazë të marrëveshjes së qeverisë shqiptare dhe autoriteteve amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco