MSH: 13 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid, 295 raste të reja

MSH: 13 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid, 295 raste të reja

18:23, 27/09/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njofton se 13 persona kanë humbur jetën nga Covid në 24 orët e fundit.

Sipas MSH-së, po ashtu në orët e fundit janë regjistruar 295 raste të reja nga koronavirusi.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4064 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 295 qytetarë, në këto bashki:

162 qytetarë në Tiranë, 19 në Durrës, 12 në Vlorë, 10 Sarandë, 8 në Lushnje, Berat, 7 në Lezhë, Dibër, Divjak, 6 në Mat, 5 në Krujë, Gramsh, 4 në Kamëz, Gjirokastër, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Mallakakstër, 2 në Kukës, Kurbinë, Fier, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, 1 në Kavajë, Tepelenë, Librazhd.

Janë 10,841 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 189 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 trembëdhjetë qytetarë: 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 33-73 vjeç, 8 qytetarë nga Tirana të moshave 66-73 vjeç, 1 qytetar nga Rrogozhina 61 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 154,694 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        295

Të shëruar në 24 orë      1075

Të shtruar në spitale       189

Humbje jete në 24 orë     13

Testime ditore                 4064

Testime totale              1,189,319

Raste pozitive               168,188

Raste të shëruara         154,694

Raste Aktive                   10,841

Humbje jete                     2,653

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4,856

Fier                  1048

Durrës             999

Shkodër          953

Vlorë               599

Elbasan           558

Lezhë              442

Berat               419

Korçë              289

Kukës              254

Dibër                223

Gjirokastër      201

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco