Policia Rrugore bën kërdinë gjatë fundjavës, mbi 20 shoferë të arrestuar

Policia Rrugore bën kërdinë gjatë fundjavës, mbi 20 shoferë të arrestuar

16:54, 27/09/2021
A+ Aa A-

Janë kryer gjatë fundjavës kontrolle intensive nga Policia Rrugore në të gjitha rrugët e vendit, me radarë, dronë, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 26 drejtues mjetesh, nga të cilët 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 107 leje drejtimi, nga këto 59 për shpejtësi tej normave të lejuara, 44 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë ndëshkuar me masë administrative 2260 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Në të gjitha akset nacionale, nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, nga Korça në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane, ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco