EMRI/ Dyshohet se vrau mësuesen në parkun e Londrës, arrestohet shqiptari në Angli

EMRI/ Dyshohet se vrau mësuesen në parkun e Londrës, arrestohet shqiptari në Angli

15:19, 27/09/2021
A+ Aa A-

Policia britanike ka arrestuar një shqiptar si autorin e dyshuar për vrasjen mësueses, Sabina Nessa, në një park në Londër.

Në pranga ka përfunduar Koci Selamaj i cili është i dyshuari kryesor për vrasjes që tronditi Sussex-in lindor.

28-vjeçarja  u sulmua ndërsa po ecte për të takuar një mik në barin The Depot në Kidbrooke më 17 shtator.

Dy burra të tjerë janë arrestuar më parë dhe më pas janë liruar, por policia theksoi se arrestimi i fundit ishte një “zhvillim i rëndësishëm”.

Në media u publikuan pamje të kamerave të sigurisë ku një burrë ishte duke ndjekur viktimën ndërsa policia e kishte shpallur në kërkim 38-vjeçarin shqiptar. Nessa, 28 vjeç, u gjet e vdekur në Kidbrooke, në juglindje të Londrës, më 17 shtator.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco