Kosovë/ 3 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 23 raste të reja

Kosovë/ 3 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 23 raste të reja

15:03, 27/09/2021
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 3 viktima si pasojë e COVID-19,

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 23  raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

Njoftimi i MSH’së:

27 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

Në total numri i rasteve aktive është 3.605.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco