Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Digjen dhjetëra hektarë plantacione me fiq e ullinj në Berat

Digjen dhjetëra hektarë plantacione me fiq e ullinj në Berat

15:02, 27/09/2021
A+ Aa A-

Plantacionet me fiq e ullinj në lagjen ‘Uznovë’ në Berat janë përfshirë nga zjarri.

Flakët janë shfaqur fillimisht në një prej parcelave, por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjithë plantacionin e zonës që njihet si ‘blloku i fiqve’.

Flakët e zjarrit përparuan me shpejtësi edhe drejt banesave të lagjes, por falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse, janë lokalizuar shpejt, ndërkohë që në zonë ka ende shumë vatra aktive.

Flakët e zjarrit janë duke përparuar drejt kodrës dhe po rrezikojnë linjën e tensionit të lartë të energjisë elektrike. Zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen me mjete drejt kodrës mbi ‘bllokun e fiqve’ për shkak të terrenit të thepisur dhe shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore.

Burime në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat, por era e ka nxjerrë jashtë kontrollit situatën.

Të njëjtat burime pohojnë se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj zjarrëvënie, një tjetër nga të shumta zjarre të qëllimshme e të mbetura pa autor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco