Aksident në aksin Gramsh-Cërrik, shoferi tapë përplas makinën, përfundon në spital

Aksident në aksin Gramsh-Cërrik, shoferi tapë përplas makinën, përfundon në spital

20:24, 26/09/2021
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Grmash-Cërrik, në fshatin Banjë.

29-vjeçari drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe për pasojë ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.

I riu mori plagë të lehta por u dërgua për në spital për të marrë kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Cërrik/ Informacion paraprak

Më datë 26.09.2021, rreth orës 19:30, në aksin rrugor Grmash-Cërrik, në fshatin Banjë, shtetasi B.B., 29 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco