Lajmi i fundit

Berisha njofton takimin e radhës me demokratët: 'Foltorja' të martën në qytetin e Kavajës!

VIDEO/ Biblioteka e Korçës pajiset me Kënd Arkivor, Tollkuçi: Këndi për të nxitur studiuesit

VIDEO/ Biblioteka e Korçës pajiset me Kënd Arkivor, Tollkuçi: Këndi për të nxitur studiuesit

18:28, 26/09/2021
A+ Aa A-

Biblioteka Thimi Mitko në Korçë do të pajiset me një sallë studimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, e cila do të quhet Këndi Arkivor. Kjo sallë ka si qëllim t’u vijë në ndihmë kërkuesve korçarë, për të qenë sa më pranë arkivës, pa pasur nevojë ti drejtohen  kryeqytetit.

Nga Syri Tv

Drejtoria e  Përgjithshme e Arkivave ka njoftuar se tashmë, biblioteka e qytetit të Korçës do të ketë një sallë studimi të kësaj drejtorie, që do të quhet Këndi Arkivor.  Këndi u prezantua nga drejtori i Drejtorisë së Pëgjithshme të Arkivave Prof.As.Dr. Ardit Bido, në prani të drejtoreshës së Bibliotekës "Thimi Mitko" znj.Jorida Tollkuçi, profesorëve dhe studiuesve të cilët kjo shfaqën interes të menjëhershëm për risinë e ofruar nga DPA.  Bido, renditi edhe qytetet e tjera të cilat tashmë e kanë këtë kënd arkivor, me ambicien për të shkuar më tej.

Duke përshëndetur nismën, drejtoresha e bibliotekës, Jorida Tollkuçi u shpreh se Këndi Arkivor u krijua  për të nxitur kërkuesit korçarë drejt kërkimit.

Këndi arkivor është një lehtësim që i vjen në ndihmë çdo personi që është i interesuar për dokumentet arkivore, të cilat mund t'i kërkojë në Këndin e hapur në Korçë, pa qenë nevoja të shkojë në Sallën e Studimit në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco