Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

‘Më qëlloi me automatik, më kërkoi…’, ja çfarë thotë i plagosuri në Theth

‘Më qëlloi me automatik, më kërkoi…’, ja çfarë thotë i plagosuri në Theth

16:27, 26/09/2021
A+ Aa A-

Gëzim Ndrezaj është personi i plagosur në Theth të Shkodrës.

Konflikti mësohet se ka nisur për prishje të pazareve, më pas autori ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar njëherë në këmbë 47-vjeçarin.

I plagosuri punonte si murator në bujtinat e zonës. “Autori më kërkoi që të bëj një punë, i thashë se nuk kam mundësi. E njoh autorin.

Është vendali. Më plagosi me automatik. Ngjarja nuk ka shumë që ka ndodhur, ai ishte me makinë”, ka thënë Ndrezaj.

Ndrezaj u nis me urgjencë në Spitalin e Shkodrës, ndërsa policia ka identifikuar autorin e është vënë në kërkim të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco