E sulmoi me thikën 9 cm të gjatë, kalimtarin:  Zvicra dënon dhe dëbon, 25-vjeçarin shqiptar

E sulmoi me thikën 9 cm të gjatë, kalimtarin: Zvicra dënon dhe dëbon, 25-vjeçarin shqiptar

13:13, 26/09/2021
A+ Aa A-

Zvicër - Gjykata e qarkut Olten-Gösgen e ka shpallur një 25-vjeçar shqiptar nga Kosova, fajtor për tentativë vrasjeje me dashje. Përveç dënimit me tetë vjet burg, ai edhe u dëbua për një periudhë 10-vjeçare nga Zvicra.

Meritoni, sot 25 vjeç (emër i koduar ky) kishte sulmuar me thikë kalimtarin me emrin Konrad më 21 prill 2018 në stacionin e trenit në Olten dhe e kishte plagosur rëndë, shkruan gazeta Solothurner Zeitung.

Në seancën kryesore, prokurori publik kishte kërkuar 13 vjet burg për të riun.

I akuzuari gjithashtu duhet t’i paguajë viktimës kompensim dhe dëmshpërblim në shumën prej 30,000 franga dhe të marrë përsipër 90% të kostove procedurale, që janë rreth 28,000 franga.

“Rrallë ndodhë që një akt të jetë aq mirë i dokumentuar me imazhe të videove sikur ky”, është shprehur kryetari i Gjykatës së Qarkut Valentin Ëalter me rastin e shpalljes së vendimit, transmeton albinfo.ch.

Videoja tregon qartë se pas një përleshjeje me fjalë, Meritoni i ishte afruar Konradit dhe e kishte shtyrë atë me të dy duart. Aty pastaj ka ndodhur befasia: Konradi, nga ana e tij, ka sulmuar Meritonin, e ka goditur, e ka vënë përfund dhe e ka mbajtur ashtu në fillim.

Atëherë Konrad e ka lënë Meritonin e mundur, por kjo u përshkallëzua kur Meritoni luftarak papritur ka nxjerrë një thikë. Me tehun e gjatë nëntë centimetra i ka ngulur thikën Konradit disa herë në bark dhe e ka plagosur rëndë.

“Bazuar në imazhet e videos, ne supozojmë qartë se rasti është i qartë, nuk mund të arrihet në ndonjë përfundim tjetër”, është shprehur Walter. Si motiv ai e ka quajtur poshtërimin që Meritoni duhet të ketë ndjerë prej zënkës së mëparshme verbale dhe prej sulmit nga Konradi.

Shtetasit e huaj që kriminalizohen, duhet të largohen nga Zvicra, sipas ligjit. Përjashtimet janë të mundshme në të ashtuquajturat “raste të vështira”, transmeton albinfo.ch. Por Meritoni nuk hyn në kategorinë e “rasteve të vështira”, thotë Gjykata e Qarkut.

Kjo edhe përkundër faktit se ai është rritur këtu, ku dhe është lindur fëmija i tij ndërsa prindërit dhe vëllezërit e motrat jetojnë po ashtu në Zvicër dhe ai vetë vuan nga multiple skleroza. Ai mund të pritet të dëbohet në vendin e tij në Kosovë, veçanërisht për faktin se ka kryer një krim të rëndë që përfshin dëmtim të jetës dhe gjymtyrëve. Më tutje, marrëdhënia e tij me fëmijën nuk ishte aspak e ngushtë ndërsa marrëdhënia me familjen ishte e tensionuar.

Historia kriminale e Meritonit mbush një libër të tërë dhe “ju duhet të shihni se ai nuk është as ekonomikisht dhe as shoqërisht i integruar siç duhet”, ka shtuar gjykatësi, përcjell albinfo.ch. Në përgjithësi, interesi publik në këtë rast tejkalon atë të të akuzuarit, kur kemi të bëjmë me çështjen e dëbimit nga vendi.

Meriton ka dëgjuar me vëmendje vendimin gojor 45-minutësh.

Ai nuk mund të thoshte nëse dënimi e ka tronditur. Vetëm kur u vendos dëbimi nga Zvicra, vendi ku kishte jetuar gjithë jetën, ai bëri një paraqitje të shkurtër të jetës së tij të brendshme duke hequr syzet nga hunda dhe duke fërkuar sytë, përcjell albinfo.ch. Me dëbimin e tij bëhej e qartë se perspektivat e ardhshme për të do të mbeteshin të pafavorshme në planin afatgjatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco