Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

VIDEO/ Durrës, arrestohet pasagjeri i çuditshëm me pushkë në taksi dhe ca pako

VIDEO/ Durrës, arrestohet pasagjeri i çuditshëm me pushkë në taksi dhe ca pako

11:09, 26/09/2021
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka zhvilluar një operacion të koduar "Selekt", për të arrestuar pasagjerin e një taksie, që me sa dukej nuk ishte thjesht pasagjer: Elton Maxhakun, 25 vjeç, banor i Durrësit.

Maxhaku kishte prenotuar një taksi me të cilën po udhëtonte nëpër Durrës, por Policia e ka ndaluar në lagjen nr 2 për të kontrolluar bagazhin e makinës ku ai kishte hipur.

Doli se me taksi ai po transportonte një pushkë dhe  6 kg kanabis të presuar.

Menjëhërë iu vunë prangat dhe pushka dhe kanabisi iu sekuestruan, për t’u përdorur si provë në gjyq ndaj tij si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco