Arrestohet zjarrvënësi i rrezikshëm i Memaliajt: dogji 2 herë rresht, vreshtat dhe pyllin e fshatit

Arrestohet zjarrvënësi i rrezikshëm i Memaliajt: dogji 2 herë rresht, vreshtat dhe pyllin e fshatit

09:38, 26/09/2021
A+ Aa A-

Policia e Memaliajt i ka vënë prangat më në fund, një zjarrvënësi të rrezikshëm, 45-vjeçarit F.Ç nga fshati Memaliaj. Dy herë me radhë i njejti person u vuri zjarrin, dhjetra hektarëve vreshta dhe pyje në zonën e tij, njëhërë në gusht dhe njëherë në shtator.

F. Ç. ishte shpallur në kërkim pasi dyshohejt se ishte autori i zjarrëvënies në fshatin në datën 24 shtator 2021, ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore me shkurre si dhe një sipërfaqe toke me vreshta.

Po ashtu nga hetimet doli ai ishte autor edhe i një rasti tjetër zjarrvënieje në datën 12 gusht 2021 po në fshatin Memaliaj.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër bëri thirrje për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin.

Policia i ftoi qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti29/09/2021 16:36

E varni prej gjuhe plehren

Shto koment

Denonco