Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ SHÇBA përndjek ish-zyrtaren për 5 mijë lekë, rasti i çuditshëm në Gjykatën Administrative

VIDEO/ SHÇBA përndjek ish-zyrtaren për 5 mijë lekë, rasti i çuditshëm në Gjykatën Administrative

11:58, 25/09/2021
A+ Aa A-

Ndonëse dhjetëra çështje penale janë mbyllur për zyrtarë të Policisë të përfshirë në afera korruptive, Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme është fokusuar për të marrë mbrapsht 5 mijë lekë të reja, që janë shpenzuar në mënyrë të padrejtë nga një ish-zyrtare. 

SHÇBA po e ndjek këtë çështje në Gjykatën Administrative prej 8 vitesh për t’i rikthyer Buxhetit të shtetit 5 mijë lekë dieta që u përdoren nga një ish-punonjëse e shtetit, ndërkohë që dhjetëra qytetarë presin në radhë shortet e këtyre gjykatave për të marrë të drejtat e tyre të mohuara nga shteti.

Nga SYRI TV.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme është struktura më e kritikuar për lejimin e kanabizimit të vendit dhe sidomos rolit të munguar në hetimin e shefave të policisë që bashkëpunonin me trafikantët e hashashit në periudhën 2015-2018.

Megjithatë, SHÇBA nuk duket se është edhe aq jo-efektive për çështje të vogla.

Drejtuesit e kësaj strukture janë shumë të rreptë ndaj një ish-zyrtareje, e cila po përndiqet ligjërisht prej 8 vitesh për të kthyer shumën 5 mijë lekë të reja, të cilat pretendohet se i ka përfituar pa të drejtë për një udhëtim në Korçë në vitin 2013. Rasti i çuditshëm përfundoi pak javë më parë në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave i është drejtuar Gjykatës, për të detyruar ish-zyrtaren “të arkëtojë në buxhetin e shtetit shumën prej 5500 lekë, të përfituar si dietë në për udhëtim pune në datat 26- 27 Qershor 2013 në Korçë.....”.

Më herët gjatë kësaj jave, Gjykata Administrative e ka kthyer pas padinë e SHÇBA-së për probleme formale, me shumë mundësi si një tentativë për të dëshmuar për kotësinë e kërkesës së strukturës së rëndësishme të Ministrisë së Brendshme.

Megjithatë, në vendimin e gjykatës jepen detaje të rëndësishme, për të kuptuar përpjekjet shumë-vjeçare të SHÇBA-së për të vjelë shumën prej 5500 lekësh.

Një audit i brendshëm financiar, i zhvilluar në vitin 2017 pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, ka rekomanduar vjeljen e detyrimeve të trashëguara prej vitit 2013. Në listën e debitorëve është edhe zonja, e cila, sipas auditit, ka përfituar 5000 lekë dieta në mënyrë të padrejtë.

Në mars 2021, pra katër nga konstatimi i auditit të brendshëm dhe plot 8 vjet nga shkelja e pretenduar, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave njofton ish-zyrtaren për padinë në Gjykatën Administrative të Tiranës. Padia është nënshkruar nga një juriste e strukturës që kontrollon aktivitetin e punonjësve të policisë.

Gjykata administrative konstatoi se juristja ishte e autorizuar vetëm për të ndjekur çështjen në gjykatë dhe nuk kishte tagër për të nënshkruar dhe dorëzuar kërkesë-padinë.

Për shkak të këtyre problemeve formale proceduriale, Gjykata Administative nuk e pranoi padinë, duke i dhënë kohë zyrtarëve të SHÇBA-së të reflektojnë edhe njëherë mbi kërkesën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco