Tensionohet situata në veri të Kosovës: Serbët djegin qendrën e regjistrimit në Zubin Potok

Tensionohet situata në veri të Kosovës: Serbët djegin qendrën e regjistrimit në Zubin Potok

10:54, 25/09/2021
A+ Aa A-

Është përshkallëzuar situata në veri të Kosovës. Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur nga serbët të cilët nuk po e pranojnë reciprocitetin për targat.

Po ashtu burime për KosovaPres bëjnë të ditur se serbët kanë hedhur granata dore edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, por që nuk kanë arritur ta djegin.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, teksa raportohet për tensionim të situatës.

Po ashtu serbët kanë paralajmëruar edhe djegien e Qendrës së Regjistrimit në Leposaviç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco