Lezhë/ Arrestohen tre persona, Policia u gjeti doza me kokain, kanabis e ekstazi

Lezhë/ Arrestohen tre persona, Policia u gjeti doza me kokain, kanabis e ekstazi

10:37, 25/09/2021
A+ Aa A-

Policia në Lezhë ka vënë në pranga tre persona gjatë kontrolleve të bëra gjatë garantimit të  rendit e sigurisë në UNUM Festival.

Nga kontrollet e bëra në automjete dhe persona që lëviznin për të hyrë në vendin ku zhvillohej festivali u arrestuan  aksin rrugor Lezhë-Shëngjin E.F., 22 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, S.K., 39 vjeç, lindur në Tiranë e banues në Amerikë dhe A.K.,25 banues në Kosovë.

Ndërsa, penalisht janë proceduar B.A., 30 vjeç, banues në Australi, A.A., 22 vjeç dhe M.M., 26 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut. Personave në fjalë gjatë kontrollit u janë  gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë narkotike të llojit kokainë, ekstazi dhe canabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco