Porositi rrëmbimin e 'Mbretit të Instagramit'/ Kush është mirditori me dënim të përjetshëm në Greqi

Porositi rrëmbimin e 'Mbretit të Instagramit'/ Kush është mirditori me dënim të përjetshëm në Greqi

21:06, 23/09/2021
A+ Aa A-

Kozak Braçi mik i ngushtë i reperit Stresi, u rrëmbye sot nga disa të rinj në zonën e Alliasit, por pas dy orësh u gjet nga Policia. Braçi dyshohet se është rrëmbyer me porosi të Fabio Dushkut, një i ri nga Mirdita i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi.

Në rrjet qarkulloi një video gjatë pasdites, ku shihet se Kozak ndodhet në sediljen e pasme të një makine. Dy persona e mbajnë me forcë ndërsa dy të tjerë janë futur LIVE në profilin e Kozak, teksa e fyejnë.

Të rinjtë e detyrojnë Braçin në kushtet e shtrëngimit të kërkojë falje pasi ka sharë Fabio Dushkun, në dukje mikun e tyre. Më tej, ata e detyrojnë të thotë fjalë banale. Lidhur me ngjarjen policia ka njoftuar se e ka gjetur Braçin si dhe ka identifikuar dy prej të rinjve që e mbanin në makinë, dhe po punojnë për kapjen e tyre.

Gjithçka ndodh dy javë pasi atij iu hodh një fishekzjarr i fuqishëm në shkallët e pallatit. Fillimisht u raportua për shpërthim tritoli, siç pretendoi vetë Kozaku i cile ishte LIVE në ato momente, por më pas policia zbuloi se bëhej fjalë për një fishekzjarr. Më pas, Kozak shpërtheu në akuza dhe fyerje online ndaj Fabio Dushkut duke deklaruar se ai kishte organizuar gjithçka.

Zanafilla e sherrit mes Kozak Braçit dhe Fabio Dushkut
Dy të rinjtë janë fyer fillimisht gjatë lidhjeve live në TikTok me fjalë banale duke kërcënuar njeri-tjetrin, por duket se gjërat kanë shkuar shumë përtej disa fyerjeve të ndërsjellta në rrjetet sociale.

Kozak ofendoi dhe sfidoi disa herë Fabio Dushkun duke i kujtuar se ndodhej në burg dhe se duhej të sillej “siç i takon burrit në burg”, gjë që ka acaruar Fabio Dushkun.

Më tej, Kozak e kërcënon duke i thënë se mund t’i njoftojë çunat e Dobraçit e ta sqarojnë mirë këtë punë. 

Image

Nga pronar lokali në i burgosur/ Kush është Fabio Dushku
Fabio Dushku, 35 vjeç, është me origjinë nga Mirdita. Prej 11 vitesh është i arrestuar dhe vuan dënimin në burgun e Koridhalos, Greqi. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo. Fabio Dushku është arrestuar në vitin 2010 dhe akuzohet për disa vrasje dhe plagosje të ndodhura në periudhën 2007-2008. Ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat për të cilat është dënuar me burgim të përjetshëm.

Image

Krahas vendimit me burgim të përjetshëm, Fabio Dushku është dënuar edhe me 5 vite burgim për pjesëmarrje në dy organizata terroriste greke, “17 Nëntori” dhe “Grupi i Zjarrit”. Në një rrëfim të tij për mediat, ai thotë se në vitin 2015, së bashku me 40 persona të tjerë, u akuzua nga autoritetet greke akuzua se do të hidhnin në erë burgun ku vuanin dënimin.  Dushku shprehet se e ka pranuar që ka qenë pjesë e organizatës terroriste.

Rrjedha e jetës normale për shqiptarin mori kthesë të papritur vite më parë. Ai shkoi në Greqi për një jetë më të mirë ku ia doli të kishte një biznes të tijin, një lokal nate. Por që shumë shpejt bota e errët e krimit e rrethoi, duke bërë që shumë shpejt ai të kthehej në njeriun më të kërkuar të drejtësisë greke. “Jam marrë me punë të ndryshme, por jo kështu, si ta them…. jam marrë me punë të ndryshme. Kam pasur ca biznese. Club nate. Në Athinë në Kalithea”, rrëfen i riu shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco