Nga sharjet në rrjet, te tritoli dhe rrëmbimi i sotëm/ Si nisi sherri mes Fabio Dushkut dhe Kozakut

Nga sharjet në rrjet, te tritoli dhe rrëmbimi i sotëm/ Si nisi sherri mes Fabio Dushkut dhe Kozakut

20:47, 23/09/2021
A+ Aa A-

Në fillim të ngjarjes së rëndë që do pasonte më pas me rrëmbimin e ‘Mbretit të Instagramit’, familjarët e Kozan Braçit denoncuan në polici rrëmbimin e tij nga të afërmit e një tjetër reperi të njohur, i cili aktualisht ndodhet në burg në Athinë.

Sipas dëshmisë së tyre, familjarët e Kozakut të rrëmbyer dhe dhunuar, deklaruan në polici se personat përgjegjës janë familjarë dhe shokë të një tjetër personazhi të njohur në rrjetet sociale, Fabio Dushkut.

Katër të rinj u futën LIVE ne TikTok-un e Kozak duke e detyruar atë të thotë fjalë banale ndaj vetes, ai u la i lirë për t’u dërguar më pas nga policia ne spital për kontrolle mjekësore.

Gjithçka ndodh dy javë pasi atij iu hodh një fishekzjarr i fuqishëm në shkallët e pallatit. Fillimisht u raportua për shpërthim tritoli, siç pretendoi vetë Kozaku, por më pas policia zbuloi se bëhej fjalë për një fishekzjarr. Më pas, Kozak shpërtheu në akuza dhe fyerje online ndaj Fabio Dushkut duke deklaruar se ai kishte organizuar gjithçka.

Si nisi sherri Kozak-Fabio Dushku?

Dy të rinjtë janë fyer fillimisht gjatë lidhjeve live në TikTok me fjalë banale duke kërcënuar njeri-tjetrin, por duket se gjërat kanë shkuar shumë përtej disa fyerjeve të ndërsjellta në rrjetet sociale. Kozak ofendoi dhe sfidoi disa herë Fabio Dushkun duke i kujtuar se ndodhej në burg dhe se duhej të sillej “siç i takon burrit në burg”, gjë që ka acaruar Fabio Dushkun.

Pas fyerjeve nga Kozak ndaj Fabiop Dushkut, në shkallët e pallatit të të riut që jeton në lagjen e Alliasit në Tiranë ndodhi një shpërthim.

Pas verifikimeve policia konstatoi se bëhej fjalë për një fishekzjarr, por Kozak pretendoi se Fabio Dushku kishte urdhëruar të afërmit që t’i hidhnin tritol.

Pas kësaj ai lëshoi një mori sharjesh ndaj Fabio Dushkut në TikTok duke thënë se nëse kishte gjë, mund të merrej me të fizikisht dhe “jo të sillte njerëz fshehurazi natën”.

Duket se Dushku apo të afërmit e tij e kanë marrë seriozisht sfidën nga Kozaku para disa ditësh dhe kanë realizuar sot futjen e tij me dhunë në makinë duke e detyruar të thotë fjalë banale ndaj vetes pikërisht në llogarinë e tij të TikTok-ut.

Gjithçka ka ndodhur pas një rivaliteti pa arsye online mes të dyve, i cili ka shkuar shumë larg duke përfunduar në një pengmarrje sipas familjarëve të Kozakut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco