VIDEO/ Rrëmbimi i 'Mbretit të Instagramit' në Tiranë, dalin pamjet e dhunës

VIDEO/ Rrëmbimi i 'Mbretit të Instagramit' në Tiranë, dalin pamjet e dhunës

20:06, 23/09/2021
A+ Aa A-

KUJDES: PAMJE DHE GJUHE E RENDE

Policia e Tiranës është alarmuar këtë mbrëmje për rrëmbimin e  një personi. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Kozak Braçi, i njohur si Mbreti i Instagramit. Kanë qenë familjarët e Kozak, të cilët kanë denoncuar në polici rrëmbimin e tij. Policia e Tiranës në njoftimin zyrtar thotë se është bërë e mundur gjetja dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë, menjëherë pas denoncimit dhe vënies së policisë në lëvizje, në rrjetin social “Tik Tok” po qarkullon një video, ku Kozak shihet në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrëmbimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se: Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thotë policia.

Mësohet se Kozak është marrë nga shokët e një reperi kundërshtar, që ai e shante në rrjetet sociale. Ai është futur me forcë në makinën e tyre, sapo ka zbritur nga një taksi.

Kujtojmë se rreth dy javë më parë, Kozak Braçi denoncoi në polici për një shpërthim me lëndë plasëse, që sipas tij, ishte vënë në pallatin ku ai banon në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një kërcënim ndaj tij. Por, pas veprimeve hetimore rezultoi se nuk bëhej fjalë për shpërthim, por kishte qenë një kapsolle me lëndë piroteknike, e konfirmuar kjo edhe nga eksperti anti-eksploziv, dhe nuk kishte shkaktuar asnjë dëm material.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco