Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Tenderi i uniformave policore/ Mbyllen hetimet, 9 zyrtarë merren të pandehur

Tenderi i uniformave policore/ Mbyllen hetimet, 9 zyrtarë merren të pandehur

19:37, 23/09/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e posaçme është në përfundim të hetimeve  për tenderin e uniformave të policisë ku pritet të marrë të pandehur zyrtarët dhe ish-zyrtarët e ministrisë së brendshme.

Burime për ABC bëjnë me dije se, personat e arrestuar për tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë do të përballen me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Përveç personave të arrestuar mësohet se edhe Aurora Mulla që ka mbajtur postin e inxhinieres së tekstileve në Policinë e Shtetit është marrë nën hetim. Zyrtarët dhe ish-zyrtarët u arrestuan në korrik të këtij viti, pasi akuzohen se kanë shkelur rregullat e prokurimit publik, barazinë në tenderë dhe kanë shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit. Në pranga janë vënë ish-Drejtoresha e Agjencisë së blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari, që u shkarkua nga ky post pak java para se të kryhej arrestimi.

Të njëjtin fat kanë pasur dhe katër anëtarët e Njësisë së prokurimit Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani, dhe Anisa Bogdani si dhe katër anëtarët e tjerë të Komisionit të vlerësimit të ofertave Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, dhe Gëzim Minga.

Nga hetimet e SPAK rezulton se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit prej 2.8 miliardë lekësh në dokumente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco