Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

"Je t'u marr veten në qafë për kokë të kalamajve'/ Si u prit turku i shumëkërkuar në Shqipëri

19:32, 23/09/2021
A+ Aa A-

Komunikimet e shpeshta me telefon zbuluan se 27-vjeçari Faruk Fatih Ozer, i shumëkërkuari i shtetit turk, po ndihmohej nga shtetas shqiptar në vendin tonë për t’iu fshehur drejtësisë.

Hetimi kundër krimeve kibernetike zbuloi se në 9 raste, Ozer foli në telefon me shqiptarë, menjëherë mbasi në datën 20 prill ai kaloi përmes aeroportit të Rinasit, shkruan TCH.

Njëri nga shtetasit që e ndihmoi atë përgjatë kësaj arratie është 36-vjeçari Edevaldo Haxhiu, i cili përfundoi në pranga si personi që e priti turkun e shumëkërkuar, i dyshuar në vendin e tij se mashtroi 391 mijë anëtare për shkëmbimin e monedhave virtuale dhe mbasi grumbulloi asete dixhitale në vlerën e 2 bilionë dollarëve u largua nga Turqia .

Njëri nga personat e pyetur është shtetasi Altjan Canaj, që tregon se i dyshuari Haxhiu i kërkoi në telefon të merrte një person me emrin Erkan.

“Mbasi e mora me BMW në ngjyrë të bardhë që i përket Edevaldos e lashë në një hotel pranë '21 dhjetorit' dhe më pas u ktheva në Durrës”, tregon dëshmitari.

Të nesërmen kur është takuar me të dyshuarin, turku i është prezantuar si Faruk Fatih Ozer. Nga frika më pas kur mësoi se bëhej fjalë për një të shumëkërkuar, i riu flaku telefonin e tij së bashku me numrin në përdorim. Edevaldo Haxhiu pranon se e priti turkun e shumëkërkuar pasi e kishte porosi nga një person tjetër me emrin Murat, që nuk ia prezantoi me identitetin e vërtetë.

“Duke qenë se konsumoja alkool, i thashë mikut tim ta priste”, rrëfen i dyshuari. 'Të nesërmen kur u interesova pranë hotelit për Erkanin, ata më thanë se ky shtetas quhej Faruk Ozer'. Por prokuroria këmbëngul se në përgjimet e detajuara, të riut i shkroi një mik ku e paralajmëronte ”je t'u marr veten në qafë për kokë të kalamajve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco