EMRI/ U largua prej hasmërisë, shqiptari përfundon kultivues kanabisi në Britani

EMRI/ U largua prej hasmërisë, shqiptari përfundon kultivues kanabisi në Britani

19:22, 23/09/2021
A+ Aa A-

Një tjetër shqiptar i larguar nga vendi drejt Britanisë së Madhe është arrestuar nga policia pasi u kap në një shtëpi bari.

Pas raportimeve të qytetarëve të cilët kishin nuhatur lëndën narkotike, policia ka bastisur godinën.

I larguar për shkak të hasmërisë pas problemeve të pronësisë, Adhurim Hoxha, babai i dy fëmijëve u përpoq të fshihej në rimorkio kamioni por policia arriti ta arrestojë.

Nga raportimet e mediave, në godinë u gjetën 2000 bimë lëndë narkotike në një ambient të pajisur me frigorifer, kompjuter dhe shtretër.

Këtë të enjte gjykata vendosi të dënojë Hoxhën me 2 vite heqje lirie. Ai dyshohet se ishte i punësuar si kopshtar nga kultivuesit i lëndës narkotike.

Në mbrojtjen para gjykatës, avokati Colin McCarraher u shpreh se klienti i tij kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar në dhjetor të vitit 2020 për shkak të kërcënimeve që kishte marrë për një mosmarrëveshje pronësie.

Babai i dy fëmijëve kishte lënë familjen e tij në Shqipëri për të udhëtuar drejt Britanisë së Madhe. Ai kishte takuar në kafene disa persona që i kishin premtuar punë në një kompani ndërtimi por përfundoi duke u kujdesur për një fermë kanabisi. McCarraher tha se klienti i tij nuk fliste anglisht dhe kishte probleme për të lexuar edhe gjuhën e tij amtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco