Dy të plagosur te Trauma/ Arrestohet 35-vjeçari pasi përplasi motoçikletën me makinë

Dy të plagosur te Trauma/ Arrestohet 35-vjeçari pasi përplasi motoçikletën me makinë

12:55, 23/09/2021
A+ Aa A-

Një 35-vjeçar në Berat është arrestuar  për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Shtetasi A.V, banues në Kuçovë, duke drejtuar mjetin tip 'Wolkswagen', është përplasur me një motoçikletë.

Ngjarja ka ndodhur dje në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi".

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi N.D dhe pasagjeri shetetasi Sh.P, të cilët pasi kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Berat janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco