VIDEO- SYRI TV/ Inceneratorët, inspektimi zbulon shkelje të mëdha

VIDEO- SYRI TV/ Inceneratorët, inspektimi zbulon shkelje të mëdha

12:25, 23/09/2021
A+ Aa A-

Inspektimi Financiar ka evidentuar pasaktësi dhe pagesa jashtë kontratave të Inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.  Gjithashtu kompanitë kanë fituar me tender shumë herë më të lartë nga oferta duke i shkaktuar shtetit dëm ekonomik

Inceneratorët janë bërë pjesë e raportit vjetor të Drejtorisë së Inspektimit Financiar Publik, ku dy prej tyre, ai i Fierit dhe Elbasanit, rezultojnë se janë gjendur në shkelje dhe bashkë me to edhe institucionet shtetërore.

Këto të fundit kanë bërë pagesa jashtë programit, paradhënie TVSH-je apo shkelje të tjera.

Konkretisht, sa i takon inceneratorit të Fierit raporti vlerëson se Ministria e Mjedisit e asaj kohe që ishte dhe autoriteti kontraktor nuk ka përllogaritur kosto shpronësimi të truallit privat.

“Këto kosto nuk dokumentohet të jenë pjesë e analizës ekonomike dhe financiare të studimit të fizibilitetit”, thuhet në raport.

I njëjti vlerëson se nga ana e ish-Ministrisë së Mjedisit, e më tej nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në cilësinë e AK (për periudhat respektive), dokumentohet që nga ana e Drejtorisë së Financës/Ministria e Mjedisit dhe Drejtoria e Menaxhimit Financiar dhe Buxhetit/MIE, është paguar paradhënie TVSH-ja, për periudhën Prill 2017 -Dhjetor 2017, për 9 këste mujore/periudha, në vlerën 94 096 278 lekë, pagesë kjo në kundërshtim me grafikun/skedulin e kësteve për likuidimet sipas Aneksit V të kontratës koncesionare.

Po kështu Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e AK(autoritetit kontraktor), nuk dokumenton që nëpërmjet strukturave përgjegjëse të saj të ketë kryer/ndjekur/monitoruar përmbushjen e detyrimeve të shoqërisë koncesionare, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

Shoqëria koncesionare nga ana tjetër nuk ka zbatuar kërkesat ligjore që rrjedhin nga ligji për taksat vendore, ajo e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe as nga TVSH-ja.

Sa i takon inceneratorit të Elbasanit Drejtoria e Inspektimit Financiar Publik ka konstatuar se kemi të bëjmë me një draft-Kontratë që nuk ka marrë formën e një akti juridik, pra nuk është kthyer në kontratë përfundimtare

“Aneksi A, i cili përcakton grafikun e punimeve (pranuar nga ana e AK, në gjuhë të huaj (version italisht), në kundërshtim me Kushtetutën e R.SH, neni 14 1, ku përcaktohet se: “Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është gjuha shqipe”. Nuk dokumentohet që Aneksi B të jetë nënshkruar nga palët kontraktore, si pjesë integrale e kësaj kontrate.

AK/MM ka bërë ndryshim/aneks të kontratës kocensionare (Aneksi D). Nga AK, nuk dokumentohet të jetë marrë miratimi paraprak nga Ministria e Financave, për ndryshimin e bërë për kontratën.

Po kështu vlera e kontratës së nënshkruar nga autoriteti kontraktor është 61. 1 mijë euro më e lartë sesa vlera me të cilën është shpallur oferta fituese.

“Kanë sjellë për pasojë përfitim të padrejtë nga ana e Subjektit Koncesionar, duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 66,1 mijë Euro për buxhetin e shtetit. Nga kalkulimet/përllogaritjet e kryera mbi vlerat e detajuara të kësteve dhe vlerën totale të Aneksit B, këstet mujore paraqiten në vlerën e këstit 328.126 Euro për 66 periudha mujore dhe rezultojnë në shumën totale 21.656.316 Euro, pra me një diferencë (-4684 euro) më pak së vlera totale të kësteve e paraqitur në Aneksit B, prej 21.661.000 euro”, thuhet në raport.

I njëjti vlerëson se Autoriteti Kontraktor /Ministria e Mjedisit ka likuiduar dy këste financimi në avancë, në moszbatim të paragrafit “Këstet për pagesë” referuar Draft Kontratës datë 16.12.2014. ku përcaktohet se “…Këstet për pagesë janë këstet e investimit që Qeveria Shqiptare nga AK /Ministria e Mjedisit do të paguajë si mbështetje financiare nga muaji i 7 i fillimit të punimeve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco